Pjesmarrja e Sabianit në shtëpinë e “Big Brother VIP” për të ndërhyrë në njohjen e Keisit me Kristin, shkaktoi një morí komentesh në rrjetet sociale.
Një opinion për këtë situatë e ka dhënë së fundmi edhe miku i tij, Ilir Shaqiri.
Teksa ka qenë i ftuar në një intervistë për “Më prit në fundjavë”, Ilir u shpreh se nuk do të kishte vepruar në këtë mënyrë nëse do të ishte në vend të Sabianit, tek shtoi edhe se mes Keisit dhe Kristit nuk ndodhi diçka aq e madhe sa për të ndërhyrë.
“Nuk do e kisha bërë, abolutisht jo, sepse në momentin kur njeriu është maxhoren dhe ti di çfarë vajze ke, për më tepër nuk është se sjellja e tyre kishte ndonjë gjë për të ndërhyrë”- tha ndër të tjera balerini.
Iliri gjithashtu shtoi se nuk do e kishte problem nëse Emily do të vendoste një ditë të merrte pjesë në ndonjë reality show.