Semi Jaupaj, një nga këngëtaret më të përfolura të momentit në showbizin shqiptar, ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në “Zemër Luana”.
Në një sfidë ku duhet të zbulonin sekrete për personazhe të ndryshëm, një prej personazheve ishte dhe Ron Zaiti me të cilin Semi ka patur një bashkëpunim, por gjithashtu janë përfolur edhe për një lidhje midis tyre.
E vendosur në vështirësi, Semi pranoi të tregonte që kënga që u përfol aq gjatë është fshirë nga Roni nga YouTube duke nënkuptuar që janë ndarë jo miqësisht dhe më tej Semi shtoi: Ça t’i bëjmë”.
Ndonëse nuk dihen ende arsyet pse kjo ka ndodhur, pasi vetë Semi ka dashur që kjo deklaratë të mbetet kaq!