Ndahet nga jeta ish-kryeministri i Italisë Silvio Berlusconi.
Berlusconi vdiq në spitalin San Raffaele në Milano, ku ka kaluar shumicën e kohës dy muajt e fundit. Lideri i Forza Italia dhe themeluesi i Mediaset ishte 86 vjeç.
Berlusconi u kthye në San Raffaele të premten e kaluar, pas një shtrimi të gjatë, 45 ditë, i cili përfundoi disa javë më parë, për shkak të pneumonisë dhe një forme leuçemie. Në mëngjes, vëllai i tij Paolo dhe fëmijët e tij kishin shkuar me urgjencë në spital, ku tashmë ndodhej Marta Fascina.
Është e vështirë të imagjinohet një Itali pa Silvio Berlusconin. Në pesëdhjetë vitet e fundit nuk ka pasur asnjë ditë që emri i tij të mos përmendet, në TV, në gazeta, në Parlament, në lokale, në stadium; “il Berlusca” ka përçarë opinionin publik si një mollë sherri.
Kontraktor ndërtimi, manjati televiziv, president i Milanit dhe më pas i Monzas, themelues i një partie të quajtur Forza Italia, tre herë kryeministër, i pandehur në gjyqe të bujshme. Gjithçka tek ai ishte e tepruar, biri i teprimit. Në një moment, popullariteti i tij ishte i tillë që në botë identifikohej me gjykatën italiane.