Atletja shqiptare, Luiza Gega, është kthyer në një nga personazhet më të komentuar.
Kampionia së fundmi ka dhënë një intervistë për Gazetën Panorama, ku ndër të tjera ka folur edhe për jetën sentimentale.
Ajo është shprehur se kohët e fundit ka marrë shumë mesazhe nga meshkujt.
Megjithatë sportistja shprehet se përkushtimi ndaj pasionit dhe punës së saj nuk i lë kohë të mjaftueshme për të lexuar mesazhet që i dërgojnë.
“Yyyy, namiii, ahahha, unë mendoj ende s’po gjej kohë për t’u relaksuar për vete, sepse vërtet ka qenë periudhë shumë dinamike për mua.
Ka plot njerëz që më shkruajnë, sidomos në rrjetet sociale, por as që nuk kam kohë t’i shikoj”, u shpreh Luiza Gega.