Artistja me famë botërore, Beyonce ka qenë së fundmi e përfolur në shqipëri, pikërisht për veshjen e saj.
Ajo ka zgjedhur një fustan nga stilistja shqiptare Lena Berisha.
Kjo nuk është hera e parë që Diva vishet nga stilistë shqiptarë, pasi më parë ajo ka mbajtur veshur dhe krijime nga stilisti Valdrin Sahiti.
Por këtë herë, fustani i saj na u duk i njohur. Atë e ka mbajtur veshur më parë Semi Jaupaj.
Edhe vetë këngëtarja e ka publikuar në Instagramin e saj veshjen e “kopjuar” nga Beyonce.
“Dua të them, unë dhe Beyonce,”-shkruan e emocionuar Jaupaj.