Getoar Selimi është njëri ndër reperet më të kërkuar të në trojet shqiptare.
Ai gjithmonë është komentuar për këngët që lançon, por këtë herë ka tërhequr vëmendje për modelin e flokëve.
Geti ka postuar një fotografi në Instastory, ku shihet me flokë të prera anash, ndërsa pjesa tjetër është e lirë dhe e shkujdesur.
Forma që kishin marrë flokët ishin pothuajse të stilit “mohawk”.
Persa i përket muzikës, projekti i fundit i reperit është bashkëpunimi me Stinën i titulluar “Andiamo”. Edhe pse ka vetëm tre muaj nga publikimi, kjo këngë numëron mbi tre milionë klikime në ‘Youtube’.