Dr. Flori “u rikthye” në një bashkëpunim me Aurela Gaçen dhe Stinen, sikurse dy artistët kishin paralajmëruar së fundmi. Edhe pse Dr.Flori nuk është fizikisht mes nesh, Aurela dhe Stine e kanë sjellë edhe një herë pranë dëgjuesve përmes muzikës.
Kënga është regjistruar më parë me zërin e tij dhe më në fund u publikua për të gjithë dëgjuesit. Projekti mban titullin S.F.L., i cili është shkurtimi i emrave Stine, Flori dhe Lela.
Videoklipi hapet me një video ku shihet Dr.Flori duke luajtur basketboll me vajzën e tij, e po ashtu edhe Stine dhe Aurela shfaqen në një fushë basketbolli. Ndërsa në një skenë tjetër ata shihen para një ekrani ku janë shkruar emrat e tyre.
Klipi përmban po ashtu pamje të vjetra nga daljet publike të Dr.Florit, por edhe disa video të papara më herët. Kënga është shumë ritmike dhe është e pamundur t’i rezistosh pa kërcyer.