Pas komplikacioneve që pësoi pak ditë më parë, blogerja Sara Karaj ka mirëpritur në jetë djalin e saj.
Teksa ka ndarë disa fotografi në Instagram nga ardhja në jetë e vogëlushit, ajo ka zbuluar se e kanë quajtur Greg.
Blogerja e njohur është gjithashtu nënë e një tjetër djali me emrin Tomas.
“Pas nje jave plot sfida dhe intensive, me ne fund Greg iu bashkua familjes tone. Greg, na ke mrekulluar me forcen tende! Ne jemi cdo moment me ty. Te tre! Uroj shume qe kjo periudhe te kaloje sa me shpejt dhe te vish me ne, sic kemi imagjinuar me Tomasin dhe babin.
Ajo qe dua te te siguroj eshte qe kur ti te behesh me mire dhe i forte, do te kesh vellain dhe babin me te mire ne bote afer. Qe do te te qendrojne prane ne cdo moment te bukur apo te veshtire. Ndersa mua,ti e di, do me kesh gjithmone si tek barku.❤️ Ne e nisem kete rrugetim bashke, me afer se kurre dhe keshtu do vazhdoje!”, shkruan ajo.
https://www.instagram.com/p/Cjkb1zWtgKo/?igshid=YmMyMTA2M2Y=