Na habiti te gjitheve! Ina Pojani debuton ne muzike dhe nuk eshte aspak sic e prisnim

Bukoshja Ina Pojani është një nga emrat që njihet veçanërisht nga gjenerata e re dhe kjo për faktin se është motra e Megi Pojanit së pari dhe sepse ka imazhin e një blogger-eje me dhjetëra mijrëra ndjekës në Instagram.

Por, shumë lehtë, Inën do mund ta njihnit edhe si këngëtare. Shpesh herë ka qenë Megi e cila postonte videot e Inës duke kënduar nëpër shtëpi, teksa të gjithë ndjekësit në komente e komplimentonin.

Por, tani ajo e ka marrë më seriozisht talentin e saj në te kënduar dhe ditën e sotme vendosi të na befasojë të gjithëve me këtë cover.

Befasinë e ëmbël, ajo na e ka zbuluar mbrëmë kur ka publikuar një ripërpunim të saj të këngës “Doja” të Flori Mumajesit.

Ina ka lënë gojëhapur të gjithë me zërin e saj të përkryer.