Dafina Zeqiri është nga personazhet shqiptare më të zëshme kur bëhet fjalë për të drejtat e vajzave dhe grave.
Këngëtarja e njohur shihet shpesh në protesta dhe marshe të organizuara për kauza të ndryshme ndërsa nuk mungoi as dje për rastin e dhunimit të 11-vjeçares nga pesë persona.
Që nga zbulimi i rastit ajo ka qenë shumë e zëshme dhe e tillë ishte edhe dje kur doli bashkë me ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaha dhe ekipin e saj Moneyz.
Por këngëtarja ka mbetur e habitur nga sjellja e organizatorëve.
Në disa komente të bëra në Instagram, Zeqiri shkruan se organizatorët e protestës e diskriminuan atë dhe ekipën e saj, duke mos i lënë të ‘dukeshin’ në këtë protestë.
“Një organizatë serioze është për gjithë popullin, për me u bashku me luftu për të drejtat tona, për atë arsye jemi mbledh të gjithë”, shkruan këngëtarja.
Tutje, Dafina shkruan se nuk e ka kuptuar qartë sjelljen e tyre, e dhe njërëzit përreth nuk e kuptua një gjë të tillë.
Në fund, këngëtarja është shprehur e lumtur me numrin e madh të protestuesve, duke dhënë dhe një mesazh.
“Protestat janë për të na bashkuar, e jo për të na ndarë”, shkruan Zeqiri.