“Mu duke si Olta…”, Donaldi thumbon banoren e BBV nëpërmjet të ftuarës në “Më lër të flas”

Donald Veshaj ka thumbuar Olta Gixharin për eksperiencën e saj në Big Brother Vip Albania.

Në programin që drejtohet prej tij, “Më lër të flas”, ai iu drejtua gazetares Fjodora Fjora e cila po diskutonte me të pranishmit në studio.

Ai ndërhyri me batutë dhe iu drejtua asaj se i ngjasoi pikërisht me Olta Gixharin në diskutimin e saj.

“M’u duke si puna e Oltës që vetë shpallet konkurrente e fortë”, u shpreh Donaldi, duke ironizuar aktoren.

Kujtojmë se puntatën e parë të këtij sezoni të “Më lër të flas” Donaldi rikrijoi momentin epik të Arbana Osmanit e cila u bë virale për kërcimin e saj me këngën e Armaldos.