Luiz Ejlli ka bërë një reagim në rrjetin social Instagram, pak ditë pasi u shpall fitues i “Big Brother VIP”.
Si fillim këngëtari tregoi se tashmë edhe ai ka një Instagram, teksa më pas u shpreh falenderues për publikun që e mbështeti.
“Mu deshën tre ditë me marr veten. Para se të bëj këtë video, ju kërkoj falje që nuk ju kam falenderuar një për një. Shpresoj me këtë video ta justifikoj veten. Jam mirenjohes gjithë jetën, keni ndryshuar jetën time”, shprehet Luizi ndër të tjera.
Kujtojmë se Luizi dhe Kiara kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë natën finale të “Big Brother VIP”.