Ne oret e para te dites se sotme, Mozzik publikoi kengen e tij me te re, te titulluar “Te Dua”.
Kjo kenge i dedikohet vajzes se tij, Hana, e me plot bindje mund te thuhet se eshte nje nga projektet me emocionuese qe Mozzik ka realizuar ndonjehere.
Ne tekstin e saj reperi flet per dashurine e madhe ndaj vajzes se tij te vogel, por edhe per pamundesine e te qenurit afer me te e gjithashtu per marredhenien e tij me Loredanen dhe “fajet e ndarjes”.
Ne disa pjese teksti, Mozzik shkruan:
“Edhe pak, e di ki me m’pyt pse me mamin na u ndam,
Ka me kon me mir’ un sen mos me thon,
Se po t’kallzova,
Osht teper e rond”
…
“Edhe kur mami t’njoftohet me dikon, ose me mir kur t’gjen dikon
Mos me harro se s’ka njeri qe me zevendeson,
Kam me kon baba yt derisa shpirti te m’shon”.
Mirepo, pas publikimit te kesaj kenge nuk vonoi nje reagim nga ana e Loredanes.
Me ane te nje InstaStory, reperja ndau nje tekst kenge ku shkruhej:
“Nuk kam asgje kunder teje, jemi njerez, te gjithe kemi probleme,
por jam e lodhur duke qene e lodhur nga te qenit e lodhur,
ajo pjese e imja ka vdekur”.