Mozzik dhe Noizy përplasen në rrjetet sociale? Producenti i nxjerr zbuluar me postimin që e fshiu menjëherë!

Mozzik dhe Noizy kanë habitur me përplasjen e tyre përmes postimeve ne InstaStory-t e tyre.

Ka qenë reperi nga Ferizaj që përmes një statusi paralajmëroi projektin e ri duke thënë se do të thejë të gjitha rekordet.

Menjëherë pas kësaj ka reaguar Noizy duke e akuzuar për kopjim.

“Nuk guxon robi me thonë që kam me trondit vendin se fill fillojë tu t’kopju edhe statusat. Jo tërmet jo ç’tërmet” – ka deklaruar Noizy duke e çuar mesazhin e drejtpërdrejtë tek Mozzik.

Ky i fundit reagoi sërish me një ‘’Blla blla’’, por duket se prapa fshihet diçka tjetër.

Gjasat janë që Mozzik dhe Noizy po sjellin bashkëpunim dhe kjo u zbulua nga producenti i OTR.Ai komunikimin mes dyshes e ka cilësuar si bashkëpunim, postim që është fshirë shpejt por jo aq sa të mos kapet.

Pra ‘’përplasja’’ qenka për vëmendje mbi bashkëpunimin e tyre? Kjo mbetet të shhet brenda pak ditësh.