Tuzi i Malit të Zi është tronditur nga vrasja e dyfishtë ku një 19-vjeçare mbeti e vrarë nga bashkëshorti i saj.
Shejla Bakija, u ekzekutua nga bashkëshorti i saj Ilir Gjokaj, i cili shkoi në banesën e familjes së Bakijas, duke qëlluar me breshëri arme këdo që i doli përpara.
Plumbat i morën jetën 19-vjeçares, ndërkohë nga plumbat e marrë ndërroi jetë edhe gjyshja e saj, ndërsa mbeti i plagosur rëndë babi i vajzës.
Ngjarja ka nxitur reagime të mëdha mes së cilave edhe të këngëtares Enisa, e cila po korr suksese të mëdha në Amerikë.
Këngëtarja ka shpërndarë album me fotografi të 19-vjeçares duke zbuluar se ka lidhje gjaku me të pasi janë kusherira.
“Nuk mund ta besoj që po e shkruaj këtë postim tani. Kjo nuk mund të jetë jeta e vërtetë, kushërira ime, motra ime e vogël, zemra ime është e thyer. Vetëm 19 vjeç, ti meritoje shumë më shumë, jeta jote as nuk kishte filluar. Kujtimi yt do të jetojë përgjithmonë me ne. Ti ishe një diamant, e mrekullueshme, e ëmbël, e dashur, ende nuk mund ta besoj. U prefsh në paqe, ëngjëlli më i bukur”
Për rastin ka reaguar edhe Emina Çunmulaj.
Modelja ka bërë thirrje për arrestimin e tij si dhe foto nga protesta e mbajtur në Tuz.