Motrat Pojani kanë qenë në qëndër të kritikave ditën e sotme, kjo pas një videoje të publikuar në rrjetet sociale.
Në pamjet e publikuara, shiheshin motrat Pojani teksa qeshnin dhe kërcenin mbi varrin e stërgjyshes së tyre.
Kaq mjaftoi që personazhe të shumtë të shfaqeshin të revoltuar pas këtyre skenave.
Mes tyre reagoi dhe reperi Noizy, i cili shpërtheu në ofendime ndaj Megi Pojanit.
“Çfarë k*rve budallaqe, kshu do tallen stermbesat e tua me ty mer kok b*le femer, po ti sma merr mendja te behesh me mbesa o ftyr patate Edhe ajo qe te filmon ty.. “this face cost money” thot, kjo fytyrë duhet të anullohet me gjith ata qe e ndjekin @megipojani”, shkroi Noizy i revoltuar.
Mirëpo duket se nuk mbaron me kaq. Deklaratës së Noizyt i është përgjigjur pak më parë motra e Megit, Marsi.
Teksa ia ktheu reperit me të njëjtën monedhë, ndër të tjera ajo tha:
“O Rigels, ik vidh ndonjë bankë, bëj ndonjë veprim të frikshëm, se ti je trim me gjak shqiptari. Mos u merr me gratë”.
Më pas, Marsi postoi dhe një foto në InstaStory, duke treguar se ajo që bënë ato është diçka normale, dhe se ka ndodhur edhe nëpër botë.
“PERVEC RIGELSIT DHE ROZIT PRANDAJ E KANE KOKEN ME TE MADHE SE TRUPI-SE MBAJNE GJITHE PROTOKOLLIN E CANCEL CULTURE”.
Pas videos virale, një reagim e bëri edhe vetë Megi Pojani.
“Jam shume e keqardhur per veprimet e mia tek video qe eshte publikuar sot. Kam qene te varri i sterstergjyshes sime ku shkoj shpesh; e laj, i ndez qiri dhe i vendos lule te fresketa, qe varri t’i dale ne drite. Kjo eshte menyra ime se si e ndertoj komunikimin me nje sterstergjyshe qe prinderit e mi e kane dashur fort. Eshte menyra ime, jo e jotja, marredhenia ime me te, jo e jotja. Varret s’lidhen vetem me kujen e lotet. Ate moment, kur eshte bere video (3 vite me pare), e kam te gjalle dhe tani. Cdo here qe vizitojme te afermit tane ne varreza mami ngarkohet dhe ne mundohemi ta bejme te qeshe me ‘idiotesite tona’. Kjo eshte shume intime. I kerkoj ndjese perulesisht kujtdo qe (me te drejte), mund te jete fyer nga veprimi im i pamatur. Jam koshiente se sa mund te lendoje, sa ç’jam koshiente per qellimet per se eshte bere dhe publikuar kjo video – kurre per t’u tallur me personin tim te dashur. Uroj qe personazhi im ne rrjete sociale mos te keqkuptohet dhe mos te interpretohet si karakteri im i vertete dhe kam bindje qe ne aq kohe sa kam qene pjese e televizionit kam treguar se kush eshte Megi e vertete. Uroj ne mirekuptimin e njerezve qe me kane mbeshtetur deri tani, ne jete dhe ne rrjete sociale“, përfundoi moderatorja e “Big Brother Fan Club”.