Donald Veshaj dhe Bora Zemani janë çifti i cili tërhoqi vëmendjen e gjithë publikut shqiptar me historinë e tyre të dashurisë e vazhdojnë të jenë ende kryefjala e mediave rozë.
Pavarësisht se koha kalon ata vazhdojnë të kenë vëmendjen e publikut.
Së fundmi në rrjet po qarkullojnë disa zëra se çifti do të bëjë së shpejti një dasmë.
Detaji që ka ngritur të gjitha dyshimet është pikërisht komenti i mikeshës së dyshes, këngëtares Semi Jaupaj.
Semi ka komentuar në postimin e fundit të Borës duke dërguar një emoji nuse pa dhënë asnjë detaj më shumë dhe kaq ka mjaftuar që të krijohen aludime për një martesë të mundshme të çiftit.