Shtatzënia e dytë e Rihanna-s ende po ngjall kuriozitetin e njerëzve dhe rishtazi, mendohet se Riri është në pritje të një vajze.
Por, ku po bazohen njerëzit për këtë?
Epo, reperi A$AP Rocky ka postuar një album për Ditën e Baballarëve dhe në videon e parë të publikuar, ai lan dhëmbët me një pastë dhëmbësh me ngjyrë rozë.
Menjëherë kanë vërshuar komentet, të cilat “zbulojnë” se A$AP na ka treguar në mënyrë mjaft interesante se do të bëhet babai i një vajze.
Kujtojmë se edhe me shtatëzaninë e parë u tha se Rihanna po priste një vajzë pasi u pa në një dyqan rrobash, mirëpo më pas rezultoi e kundërta sepse ajo u bë nënë e një djali.