Mos ndoshta Oriola Marashi sapo na tregoi se është në një lidhje dashurie?

Oriola Marashi është një nga modelet më të përfolura dhe të sukseshme shqiptare. Bukuroshja ka tërhequr gjithmonë vëmendjen për fotot e saj mjaft provokuese që publikon në faqen e saj në Instagram.

Modelja shpesh poston foto nga përditshmëria e saj dhe nga jeta e saj si një modele.

E së fundmi fotoja e publikuar në Instastory na ka bërë të gjithëve shumë kurioz.

Ajo ka postuar disa trëndafila të kuq gjatë një darke dhe siç të gjithë e dinë këto trëndafila simbolizojnë dashurinë e kështu janë ngritur dyshimet se mos ndoshta modelja po na tregon se mund të jetë në një lidhje dashurie.

Ende nuk kemi diçka tjetër për ta konfirmuar, por nëse është e vërtetë, kush vallë mund t’ja ketë vjedhur zemrën Oriolës?