Përdorimi i rrjeteve sociale nga të miturit është kthyer në një shqetësim të vërtetë ditët e sotme. Shumë prej tyre që e përdorin bien pre e kurtheve të rrjeteve sociale dhe nuk ka asnjë kontroll nga prindërit. Ky fenomen ka shqetësuar edhe këngëtaren Dafina Zeqiri, që ju është drejtuar me një thirrje të gjithë prindërve.
“Rrjetet sociale mund të bëhen shumë toksike ndonjëherë! Njerëzit bëhen toksik, për shkak të “rrjeteve sociale! A nuk duhet që fëmijët tuaj të jenë jashtë duke luajtur dhe socializuar me fëmijët e tjerë? Apo kur planifikon që të bësh një i thua vetes ‘Dafina ka me ma rrit/me ma eduku fëmijën përmes Instagramit’.
Në vend që t’ja mbyllësh gojën fëmijës me telefon, kape! Merru me të! Edukoje! Mësoje çfarë është e mira çfarë e keqja, sidomos si të sillet me një femër! Pikë!”, shkruan Dafina në një postim.