Genta Ismajli ka 2 vite që po jeton një histori të bukur dashurie me biznesmenin turk, Usta. Pasi lidhja e tyre u bë publike ata kanë qenë të pandarë nga njëri-tjetri dhe herë pas here nuk mungojnë dedikimet romantike në rrjete sociale.
Teksa prej javësh kanë nisur dyshimet se këngëtarja është në pritje të ëmbël, imazhet e publikuara nga Usta i nxitën dhe më shumë këto aludime ku Genta duket me disa kilogramë më shumë, dhe barku i rrumbullakosur është lehtësisht i dukshëm, ndërsa është e veshur e gjitha me të zeza.
Megjithëse çifti nuk e ka konfirmuar apo mohuar këtë lajm, burime për “Prive” kanë treguar se lajmi i shtatzënisë së këngëtares nuk është i vërtetë.
Genta ka thjesht ca kilogramë më tepër dhe çifti ende nuk është bekuar me një fëmijë, siç tregojnë persona të afërt pranë dyshes.