Prej kohesh eshte bere publike se modelja e famshme shqiptare, Emina Cunmulaj, eshte shtatzene. Shpesh ajo ka ndare ecurine e pritjes se embel me ndjekesit e saj, dhe momenti i shumepritur erdhi.
Nepermjet nje postimi ne instagram, modelja na njofton se tashme pritjes i erdhi fundi. Ajo shfaqet me vogëlushin e porsalindur në krahë, ku e bashkangjit me nje dedikim mjaft prekes dhe na tregon gjithashtu se nga kjo lindje ajo mori nje mesim te mire.
Por, krahas fjaleve prekese, u vu re se Emina dhe bashkëshorti i saj kanë zgjedhur një emër shumë të veçantë për djalin. Ai do të quhet Sha Yosef Nazarian, emër tipik hebraik.
“Djali im erdhi. Shá Yosef Nazarian. Zemrën e kam plot. Që tani më ka mësuar shumë gjëra dhe e para është durimi. Ti nuk erdhe kur supozohej të vije, por kur doje ti të vije dhe më mësove që në jetë asgjë nuk vjen kur do, por kur është e shkruar. Faleminderit për këtë mësim dhe për shumë të tjera që do të mësoj”, shkruan Emina.