Monika Lubonja ka qenë së fundmi e ftuar në një intervistë për “Ditë pas dite” në RTSH, ku ashtu si në pjesën më të madhe të emisioneve, edhe këtë herë u fol për “Big Brother VIP”.
Mirëpo ajo që ka shkaktuar zhurmë në rrjet është çmimi i biletave që një person duhet të paguajë për të parë nga afër finalen e BBV, plot 1 mijë euro.
Pikërisht te kjo pjesë u ndal dhe prezantuesja e programit, e cila pyeti Monikën nëse do ta paguante këtë shifër të majme për të ndjekur nga afër finalen e BBV.
Në mënyrë ironike, Monika tha: “Unë do paguaja….po të shikoja Al Pacinon, patjetër që do paguaja”
Pikërisht këtë përgjigje Monika e postoi dhe në Instagramin e saj, ku e shoqëroi me shkrimin:
“Une me qejf 100€ i çoj ne dasem kur i kam miq. Po pati dhe orkester pastaj patjeter dhe 100 euro ne valle. Kështuqë nje 200 plot eshte. Prandaj uleni çik tarifen se 1000€ as martesa e Mbretit te Anglise nuk çojne”