Monika Lubonja është e ftuar sot në “Big Brother Fan Club”.
Ashtu si në çdo puntatë tjetër, edhe këtë herë janë diskutuar dinamikat e “Big Brother” .
Mirëpo ndër të tjera, Monika u ndal dhe te një deklaratë e Luizit në fillimet e programit. Këngëtari u shpreh në mënyrë ironike asokohe se Monika Lubonja ka qenë një nga banoret më të sinqerta.
Kështu sot, nisur nga kjo deklaratë, Monika ia ktheu po me ironi Luizit duke thënë se edhe ai është i sinqertë në lojën e tij, madje edhe shumë më i sinqertë se ajo.
Më pas Monika shtoi se Luizi është me fat që ka kundërshtar banorët aktual, duke theksuar se nëse do të ishte pjesë e sezonit të kaluar, nuk do të kishte kurrësesi këtë lloj ecurie.
Ajo tha se Luizi është një djalë i zgjuar dhe se di ta luajë lojën mirë, por bën deklarata përtej lojës, referuar ofendimeve banale që nuk i duhen bërë aspak një femre.
Ndërsa, sa i përket banoreve që pëlqen më shumë, Monika tha emrat e Kristit dhe Dea Mishel. /Lokimagazine.com