Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi janë një nga çiftet më të dashura shqiptare. Ata janë prindër të një vajze, Emit.
Sot, çifti feston 2-vjetorin e martesës.
“Nuk ka ditë që kalon të mos e falenderoj zotin që të solli në jetën time. Gëzuar 2 vjetorin e martesës rrubi im”, shkruan Jonida në një postim në Instagram, dedikuar bashkëshortit, krahas disa fotove shkëputur nga dasma e tyre.
Aktorja ka postuar edhe momentin më të lumtur në jetën e saj në çift, që është pikërisht një foto ku bashkëshorti i saj mban në duar vajzën e tyre të sapolindur
Para dy vitesh Jonida dhe Besniku kurorëzuan në martesë dashurinë. Ata i thanë po njëri-tjetrit në një ceremoni të thjeshtë, buzë detit dhe nën perëndimin e diellit.