Momenti emocionues! Pas daljes nga ‘BBV’, Ermiona takon vajzën e saj në aeroport

Megjithëse u skualifikua nga gara pak ditë më parë pasi kishte përdorur dhunë verbale ndaj banorëve, Ermiona arriti të fitojë zemrën e publikut.

Karrakteri që Ermiona kishte, bëri që publiku të _dashurohet” me të por edhe me vajzën e saj, Lisën, të cilën e përmendte shpesh brenda reality show-t.

Dhe pas përjashtimit nga ‘BBV’ Lisa sigurisht që ka ardhur në Shqipëri nga Italia për të takuar nënën e saj.

Së fundmi është publikuar një video emocionuese në rrjet ku shihet teksa Ermiona takohet me vajzën e saj në aeroport.

Një video që ka emocionuar pa masë ata që kanë provuar të qëndrojnë larg fëmijëve.