Beyonce shmangu një incident të vogël gjatë shfaqjes së saj të fundit në Gjermani falë një prej kërcimtarëve.
Gjatë performancës në Hamburg, këngëtarja e “Cuff It”, 41-vjeçe, doli në skenë me një fustan rozë provokues të çarë në pjesën e këmbëve.
Ndërkohë që po performonte hitin “Break My Soul”, një nga rripat lart të fustanit filloi t’i rrëshqasë.
Për fat të mirë, një nga vëllezërit e grupit francez të kërcimit ‘Les Twins’ – që përbëhet nga Laurent dhe Larry Nicolas Bourgeius – u hodh në veprim, duke u shfaqur para Beyonces për të penguar turmën që bërtiste të mos shihte asgjë.