Armina Mevlani thotë se po mendon që të zvogëlojë gjoksin. Së fundmi, ajo ka zhvilluar një “Ask me a question” ku i ka kthyer përgjigje ndjekësve të saj.
Armina ka zbuluar se e ka konsideruar në të ardhmen këtë gjë, duke qenë se vuan edhe nga skolioza, por ka frikë nga çdo lloj operacioni i mundshëm.
Më herët ajo ka treguar se gjoksi i madh duket bukur por ka edhe anë negative. “Tek veshjet duhet të jesh shumë e kujdesshme për të mos u dukur vulgare. Por bezdisja kryesore është se më ka shkaktuar skoliozë dhe dhimbje shpine”, ka thënë Armina.