Moderatorja dhe aktorja Jonida Vokshi ka ngritur dyshime se mund të jetë pjesë e “Big Brother VIP Kosova”.
Ajo ka publikuar një video që ilustron një telefonatë të kryer nga produksioni.
Në video shihet si sfond logoja e formatit dhe emri i telefonuesit “Big Brother”. Pasi telefoni hapet dëgjohet një zë që thotë: “A je gati?”
Kujtojme se më herët, Jonida Vokshi ka folur për karrierën e saj dhe për vështirësitë në xhirimet e serialit “H.O.T”.
Ka një të vërtetë kur je pjesë e një projekti. Në fillim kur kam lexuar skenarin nuk ka qenë dashuri me shikim të parë. Jo se nuk më ka pëlqyer, por kam dashur të shtoj pak nga vetja, më vinte inat që ishte aq budallaçkë. Nuk e kuptoja që po hyja te personazhi. Fillova u dashurova me personazhin. Kur pata skenën me Klean me Ermalin, është shumë e rëndë si skenë. Unë e dëgjoja Ermalin dhe mu mblodh një lëmsh. Vura veten në personazh dhe shpërtheva. Dridhesha e tëra, ishte një skenë e vështirë. Ti e humb sensin. Nuk e di çfarë nuk më pëlqen. Kritikat më të mëdha i kisha për veten.,- u shpreh ajo.
Jonida gjithashtu tregoi se me cilët kolegë ishte afruar më së shumti:
Kur filluan provat e tavolinës, unë një pjesë e njihja, një pjesë nuk e njihja. Atmosfera e mirë në punë është shumë e rëndësishme. Me Annën dhe Xhodën u lidha shumë.