Nje interviste eksluzive dhe goxha e forte ishte ajo e mbremjes se djeshme ne “N’Kosove Show” te ish- konkurentes Sindi Loci.
Ajo tregoi se sa intriga beheshin ne emisionin me te ndjekur dhe me te dashur nga shqiptaret, ne nje “Reality Show” qe mesa duket nuk ka qene aspak i tille.
Vete Sindi tregoi se ka qene e imponuar dy here per te bere veprime qe nuk donte t’i bente.
Nje rast kur asaj iu privua te dilte ne takime te tjera me nje djale qe vertet e pelqente, dhe rasti tjeter, te dilte ne takim me dike qe nuk e pelqente fare.
Sindi u shpreh se i pranoi keto dy kompromise, pasi ishte mirenjohese ndaj produksionit qe ja kishte dhene mundesine te merrte pjese ne program, por e la me aq, ajo nuk pranoi me asnje kompromis.
Gjithashtu, ajo tregoi se shpesh ndihej shume e sulmuar dhe ne asnje moment nuk mundi te shfaqte vetveten.
Sipas saj, Sindi etiketohej gjithmone si vajza pa eksperienca qe nuk kishte te drejte te fliste per dashurine apo tradhetine. Madje, ne nje rast qe Sindi kishte dhene nje mendim per tradhetine, ishte vete moderatorja Bora Zemani dhe opinionisti Arjan Konomi qe qeshnin dhe me pas kjo pjese do te prihej per t’u transmetuar ajo cka donte produksioni.
Gjithashtu, ajo tregoi se vajzat e sezonit ku ajo morri pjese ishin shume te lehta per t’u komanduar, por sipas saj ishin edhe aktore shume te mira qe mund te arrinin te qanin para kamerave, kur para se te ndizeshin kamerat mund te ishin duke qeshur.