Sezoni i ri televiziv është në prag, duke qenë se edhe një muaj ka mbetur nga pushimet.
Të shumta janë programet që priten të rifillojnë në shtator e një ndër to edhe “Dancing With the Stars.” Rreth këtij të fundit dimë vetëm që Bora Zemani do të jetë sërish në rolin e moderatores dhe Valbona Selimllari në atë të jurisë, të cilën e pohoi vetë ajo në një intervistë disa ditë më parë.
Teksa ka nisur të përfliten personazhet e njohur që do të jenë pjesë e kastit, “Kryefjala” bën me dije se një nga këto emra është edhe ai i moderatorit Eni Shehu. Ai është tashmë pjesë e Top Medias si prezantues, me programin “Pushime on Top”.
Mesa duket në shtator do ta shohim edhe në pistën e vallëzimit…