Modelja e njohur ofroi gjysmë milioni paund për pecetën që përdori Messi: ‘Do të pozoj nudo me të’

Super-tifozja e skuadrës së Barcelonës, modelja e Playboy, Luana Sandien, ka ofruar gati gjysmë milioni paund për pecetën që përdori Lionel Messi në konferencën e lamtumirës për ish-klubin e tij, Barcelonën.

Dhe kur modelja e Playboy Luana Sandien, vuri re reklamën në internet, që njoftonte shitjen e pecetës, ajo shfrytëzoi mundësinë për ta blerë atë.

Ajo tha: “Unë ofrova 600,000 dollarë për të marrë shaminë e Messit.”

“Dhashë më shumë se gjysmën e shumës së reklamuar duke besuar se do të fitoja, por reklama u zhduk pas ofertës sime.” 

Ende nuk është e qartë nëse bukuroshja braziliane Sandien, ka qenë e suksesshme me ofertën e saj për pecetën e Messi-t, me të cilën ka planifikuar të pozojë nudo nëse e merr.

Ajo është shfaqur në kopertinën e Playboy Africa duke pozuar me një këmishë të Barcelonës dhe shitjet e revistës u rritën me 50%, si rezultat i veshjes së saj.