Rokeri i Dr Feelgood dhe ylli i “Game of Thrones” Wilko Johnson ka vdekur në moshën 75-vjeçare pas një beteje me kancerin pankreatik.
Johnson zbuloi se ishte prekur nga sëmundja e rëndë në vitin 2013 dhe mjekët i thanë se kishte 10 muaj jetë por zgjodhi të mos i nënshtrohej kimioterapisë.
Në një deklaratë në llogarinë e tij në Twitter të mërkurën u zbulua se ylli ndërroi jetë në shtëpinë e tij të hënën.
“Ky është njoftimi që nuk donim ta bënim kurrë: Wilko Johnson ka vdekur. Ai ndërroi jetë në shtëpi të hënën më 21 nëntor. Faleminderit për respektimin e privatësisë së familjes në këtë kohë të trishtë.”