Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë dy rivalët më të përfolur në botën e futbollit dhe kanë tërhequr gjithmonë vëmendje.
Louis Vuitton duket se ka vendosur t’i bashkojë, teksa dyshja kanë postuar një foto ku shfaqen së bashku duke luajtur shah.
Fotoja menjëherë shpërtheu në rrjet dhe u shpërnda kudo në vetëm pak minuta.
“Fitorja është gjendje shpirtërore. Një traditë e gjatë e punimit të valixheve e fotografuar nga Annie Leibovitz për Louis Vuitton”, thuhet në postimin e dy futbollistëve më të mirë në botë.