Mjaftoi ky koment që Majk të ironizojë publikisht reperin Mozzik

Mozzik dhe Majk qenkan në një ‘’beef’’? Dyshimet për këtë i ngriti ky i fundit përmes një reagimi që bëri në rrjetet sociale.

Majk ditën e djeshme ka paralajmëruar projektin e tij të ri përmes një video të hedhur në rrjetet sociale ku zbulon një pjesë të tekstit.

Kaq ka mjaftuar që dikush nga ndjekësit të akuzojë reperin se e ka kopjuar Mozzik-un.

Ky koment nuk i ka shpëtuar atij pa një përgjigje, madje ka hedhur edhe kunja.

Atë ditë që ia kopjoj tekstin një këngëtari shqiptar, e lë muzikën. Përndryshe, nuk më ka rënë në vesh prej kohësh asnjë këngë e tij, nuk është se e dëgjoj”- shkruan Majk, duke hedhur kështu edhe një “kunjë” për Mozzik.

Se cili është raporti i tyre nuk dihet pasi nuk është folur ndonjëherë për përplasje, por artistët nuk ndiqkan njëri-tjetrin as në rrjetet sociale.