Përgatitjet kanë nisur me kohë dhe eventi i vitit i bukurisë shqiptare, tashmë po afron. Me dy netë transmetimi live, Miss Universe Albania and Kosovo, 2021 duket se do të na gozhdojë përpara ekranit në korrik.
Nata gjysmë finale do të jetë në 8 korrik; e prezantuar nga Teni Vllacaj, Cindy Marina dhe Adela Cani, ajo do të na njohë me konkurentet dhe cmimet special. Mbrëmjen pasuese do të jetë dhe finalja e madhe,e transmetuar në Vizion Plus e cila do të elektrizohet nga performancat e këngëtarëve të njohur si Dafina Zeqiri, Alban Skënderaj, Anxhela Peristeri apo Redon Makashi.
Përvec Cindy Marinas, këtë natë do të ketë prezantues të tjerë: Ardit Roshin dhe Franceska Jacen. Risi pra, në cdo drejtim, dinamizëm e padyshim, shumë bukuri! Miss Universe Albania & Kosovo mbahet që prej vitit 2014. Fillimisht ai organizohej vetëm për Shqipërinë, por që nga 2018-ta u përfshi dhe Miss Kosova.
E reja tjetër këtë radhë është se për të parën herë do të ketë një after party, me muzikë live dhe të ftuar specialë.