Para disa javësh, hyrja e Bledi Manes në shtëpinë e “Big Brother VIP” u komentua shumë në rrjet si një mision nga “Vëllai i madh” për të sulmuar Luizin me informacione nga jashtë.
Megjithatë, gjërat si duket ndryshuan gjatë javës dhe Bledi jo që nuk e “sulmoi” Luizin por e përkrahu në disa raste.
Qëndrimi i Bledit nuk zgjati shumë në shtëpi por ai arriti që të linte mjaft gjurmë në reality show.
Mirëpo duket se misionin që u përfol se iu caktua Bledit e ka marrë përsipër Qetsori, konkurrenti që iu bashkua dje shtëpisë.
Ai filloi me sulmet ndaj Luizit përmes Kiarës që mbrëmjen e djeshme pas prime-it.
Jo vetëm kaq por që në videon e prezantimit, Qetsori tregoi se shpreson të krijojë një grup të tretë për ti bërë ballë “popullaritetit” të Luizit.
“Shpresoj të ndërtoj një grup të tretë. E kam një parashikim se ku e me kë do veproj. Luizi ka popullaritetin e tij, e ka ndërtuar tani. Unë kam popullaritetin tim, e kam krijuar prej kohësh. Do përplasen dy popullaritetet, që ndoshta Luizi do mësojë disa gjëra më shumë sesi jetohet apo bashkëjetohet në grup”, tha Qetsori.