Getinjo është padyshim një nga reperët më të dashur për publikun, i cili me pjesëmarrjen e tij në “Big Brother VIP” është rikthyer në qendër të vëmendjes.
Tashmë jeta e tij private është më e komentuar e tërheq akoma më shumë vëmendjen e publikut.
Së fundmi artisti ka ndarë me ndjekësit e tij një foto teksa shihet se i ka bërë vetes një dhuratë tepër luksoze.
Përmes disa postimeve në Instastory ai prezanton makinën e tij të re të tipit Mercedes, Brabus 500.
Kujtojmë se pak ditë më parë Getinjo bëri me dije se do të largohej për pak kohë nga rrjetet sociale, pasi nuk ishte në gjendje të mirë psikologjike.
Por, mesa duket kjo dhuratë ishte mënyra më e mirë që reperi të përmirësonte gjendjen e tij.