Diten e sotme Anetaret e Aleances per Teatrin u paraqiten prane ambienteve te Ministrise se Kultures, ku si qellim kishin dorezimin e nje kerkese per informacion.
Mirpo, pavaresisht perpjekjeve atyre iu eshte mbyllur dera nga rojet, te cilet nuk i kane lejuar te hyjne ne oborrin e godines edhe pse ishin duke respektuar te gjitha rregullat.
Ky veprim i ka revoltuar përfaqësuesit e kësaj aleance, por jo vetem pasi edhe aktore te tjere ishin nisur sot drejt ministrise.
Ne lidhje me kete ka folur edhe Avokatja Adriana Kalaja, e cila shprehet se ne Prokurorine e Tiranes do te kete nje kallezim.
“Kërkojmë që Ministria e Kulturës të marrë përgjegjësi për Teatrin Kombëtar, vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë, që Ministria ka përgjegjësi për truallin e Teatrit. Ne do të bëjmë kallëzim për këtë situatë sot, në çdo institucion është e lejuar hyrja e qytetarëve“, tha Kalaja.
I pranishem me Aleancen prane ministrise sot ishte edhe Aktori i mirenjohur Medi Malkaj, i cili ka marre vesh se eshte “krimineli i fundit” ne Tirane, teksa eshte shprehur duke e quajtur Elva Margariten jo si nje ministre e kultures, por te burgut
Ky veprim i anëtarve të Alencës vjen pas vendimit të Gjykatës Kushetuese, për t‘i kthyer Ministrisë së Kulturës pronësinë e truallit ku ishte i vendosur Teatri Kombëtar.