[ad_1]
Google, Facebook dhe Microsoft janë dy lobuesit më të mëdhenj në Evropë ndërsa përgatiten të përballen me ligjet e forta Evropiane të cilat i kanë vënë fre gjigantëve Amerikanë të teknologjisë.
Sektori i teknologjisë shpenzon më shumë në lobim edhe sesa industria farmaceutike, hidrokarbureve, financës dhe e kimikateve që për vite me radhës e kanë dominuar këtë fenomen.
612 kompani shpenzuan 97 milionë euro në vit për lobim pranë politikave të ekonomisë dixhitale Evropiane. Google shpenzoi 5.75 milionë euro, Facebook 5.5 milionë euro, Microsoft 5.25 milionë euro, Apple 3.5 milionë euro, Huawei 3 milionë euro dhe Amazon 2.75 milionë euro shkruante raporti.
Lobimi shkon në Direktivën Evropiane të Tregjeve Dixhitale dhe Direktivën e Shërbimeve Dixhitale që fokusohet kryesisht tek kontrollimi i përmbajtjeve që publikohet në platformat online.
Studimi shprehte shqetësim për aksesin e madh që ka industria në Komisionin Evropian. /CIO Albanian
[ad_2]