Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka treguar interesimin e tij për të blerë Manchester United nga Glazers.
I pyetur nga gazetarët nëse ai është i interesuar të blejë Manchester United, Pacolli u përgjigj shumë shkurt: “jam”
Familja Glazer ka nxjerrë zyrtarisht në shitje Manchester United pas gati 18 vitesh pronësi.
Pronësia është përballur me rezistencë nga seksionet e mbështetjes së United që nga fillimi, me 500 milionë £ (5.79 milionë euro) nga 800 milionë £ (926.7 milionë euro) të nevojshme për të blerë klubin në 2005 paratë e huazuara.
Jim Ratcliffe, i cili aktualisht zotëron skuadrën franceze Nice, dhe David Beckham, një legjendë e United që tani drejton Inter Miami në MLS, janë ndër pretendetët kryesorë për blerjen e klubit.
Sipas “Telegraph”, Glazers po kërkojnë një çmim më të madh se 5 miliardë £ (5.8 miliardë euro) për shitjen e Manchester.
Pacolli, 71 vjeç, ka një vlerë neto prej 1 miliard euro, sipas Forbes, por ka shumë bashkëpunëtorë të fuqishëm dhe të pasur si në Kremlin ashtu edhe në Uashington