Është diskutuar pafund se si Luizi ‘nuhaste’ veprimet që ndodhnin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, duke përfshirë këtu edhe kalkulimet e nominimeve.
Së fundmi miku i tij Meridian Ramçaj ka zbuluar se si ai arrinte t’i deshifronte nominimet.
“Dëgjo, t’ju them një sekret. Të gjithë diskutonin kur mbaronte ‘Prime’ për nominimet dhe Luizi thoshte që Ronaldo ka nominuar këtë apo atë.
E ka kuptuar njeri se si arrinte ta gjente Luizi këtë pa e disktuar me asnjë? Luizi ishte i frikshëm sepse në momentin që vinte banori pra që ishte bërë nominimi kur hynte tek dhoma e rrëfimit ai shikonte fokusin e kamerës ku rrotullonte kamera dhe tek kush banor u fokusonte ‘zoom’- tha Meridiani.
Luizi ka spikatur jo pak herë me komunikimin me kamerat dhe kjo duket se ka qenë një nga strategjitë e shumta që i ka shërbyer në kuadër të lojës.