Mikesha të ngushta prej vitesh por Xhemi sapo na tregon ‘huqin’ që Arbana nuk e ndryshon dot

Xhemi Shehu dhe Arbana Osmani tashmë prej vitesh gëzojnë një miqësi tepër të ngushtë e prej tyre nuk mungojnë postimet teksa kalojnë kohë të mirë së bashku.

Së fundmi, Xhemi ka ndarë me ndjekësit një video teksa shfaqet duke pritur moderatoren, e cila mesa duket e paska zakon të vonohet.

Këtë na e ka treguar edhe Xhemi ku krahas videos shkruan:

Përfundimisht njeriu nuk ndryshon kurrë”, duke iu referuar me shaka Arbana Osmanit.

Nuk ka munguar as reagimi i moderatores së dashur, e cila e ka ripostuar video duke u përgjigjur:

Hahahhah nuk u vonova o derr”.