[ad_1]
Microsoft do të prezantojë ditën e sotme një përditësim madhor në Windows që i ka munguar që prej 2015-ës.
Softueri i cili dominon industrinë e kompjuterëve personale është parakaluar në popullaritet vitet e fundit nga pajisjet Apple dhe softueri i Google, megjithatë mbetet fuqia më e madhe e Microsoft.
Një sistem i ri operativ mund të nxisë individët të blejnë më shumë kompjutera dhe vijuar trendin e rritjes së shitjeve të vitit të kaluar mbështetur nga praktika e re e punës nga shtëpia adoptuar gjatë pandemisë së Covid-19.
Analistët presin që pasardhësi i Windows 10-ës të quhet Windows 11 dhe të përmbajë një mori përditësimesh që e bëjnë më të lehtë punën me disa monitorë.
Gjithashtu përmban përditësime për adhuruesit e lojërave, një tjetër bazë shumë e rëndësishme përdoruesish për Microsoft.
Më shumë detaje kompania do të zbulojë ditën e sotme. Windows është në zemër të ngritjes së Microsoft në fillim të viteve 90. Megjithatë sistemi operativ humbi terren me zhvendosjen e botës drejt mobilitetit dhe ardhjes së Android dhe iOS.
Ende mbetet një prej platformave më të mëdha në botën e teknologjisë. Të ardhurat nga ky biznes për Microsoft llogariten 48.2 miliardë dollarë.
Windows 10 ka 1.3 miliardë përdorues, Apple iOS 1.65 miliardë dhe Google Android plot 3 miliardë përdorues. Në mesin e kompjuterëve dhe laptopëve, Windows zë më shumë se 80% të tregut. /PCWorld Albanian
[ad_2]