Microsoft pretendon se ka shfletuesin më të shpejtë në botë

[ad_1]

Microsoft tashmë pretendon se ka shfletuesin më të shpejtë desktop. Gjiganti i softuerit gradualisht ka shtuar funksione të reja në Edge vitin e kaluar për të rritur performancën dhe kohën e lançimit.

Opsionet e reja kanë bërë që Microsoft të pretendojë për kurorën e performancës edhe pasi Google lançoi versionin e fundit të Chrome.

“Microsoft Edge do të jetë shfletuesi me performancën më të lartë në Windows 10 kur versioni 91 të mbërrijë,” thoshte ekipi i Microsoft.

Kompania përmend opsionet “startup boost” dhe “tabet që flenë.”

Me këto opsion Microsoft pretendon se shfletuesi Edge hapet 41% më shpejtë sesa më parë. Edge gjithashtu liron automatikisht resurset për tabet që sjanë aktive duke ulur konsumin e memories dhe procesorit.

Google nuk ka qëndruar në vend gjithashtu sepse Chrome konsumon më pak RAM tashmë. /PCWorld Albanian



[ad_2]