Mbremjen e djeshme, me ane te nje pyetesori ne Instagram, Juli vuri ne dijeni ndjekesit e tij se nuk do te jete me pjese e Për’puthen dhe kjo mesa kuptohet per shkak te situates se ndodhur gjate “Prime” te shkuar, ku Julit po i dyshohej orientimi i tij seksual.
Produksioni paraqiti nje pjese te prere te takimit mes tij dhe Mikeles, ku kjo e fundit e kishte pyetur pikerisht per temen e seksualitetit.
Juli nuk pranoi te kthente pergjigje per kete teme, madje u revoltua duke thene se nuk donte kurrsesi te transmetohej kjo pjese.
Por, pasi kjo pjese u be publike ne “Prime”, pothuaj te gjithe vajzat, por edhe moderatorja po i meshonin shume kesaj teme, duke e bere Julit te revoltohej me shume, pasi sipas tij, fakti qe ai ishte pjese e “Perputhen”, nuk duhet t’a ver ne dyshim seksualitetin e tij.
Sipas pergjigjeve te tij gjate pyetesorit ne Instagram, u la te kuptohet se ai ka nje hatermbetje me produksionin.
Ne nje nga pergjigjet e tij, ai u shpreh se Ada ka qene nje nga vajzat e cila ka thene fjale shume te mira per Julin, por produksioni vendoste t’i priste te gjitha keto pjese.
Gjithashtu, ai tregoi se ka nje enderr qe do t’a realizoje dhe ka te beje serish me ekranin.