Ish konkurrenti i Per’puthen, Mevlan Shaba, ka qene gjithnje nen vemendjen e publikut persa i perket jetes se tij sentimentale.
Prej kohesh ai kishte hedhur dyshime per nje lidhje me kengetaren e njohur, Albulena Ukaj, megjithese dyshja nuk kishin pranuar asgje publikisht.
Mirepo diten e sotme ata bene daljen e tyre te pare si cift ne nje studio televizive.
Mevlani zbuloi se kontakti i tyre i pare ka qene pasi ai i publikoi ne Instagram kengen e saj te re.
Albulena tregon se pas kesaj ata filluan te shkembenin mesazhe, derisa Mevlani e ftoi per nje bashkepunim.
“Pas disa dite komunikimi, s’kemi pas asnje lloj shkendije, vetem çeshtje pune kemi diskutuar”, tha ajo, ndersa zbuloi se ishte Mevlani i pari që shprehu ndjenjat.
“Te Mevlani me pelqen çdo gje, karakteri i tij si njeri , shpirtbardhesia e tij dhe shume gjera te tjera qe kompletojne nje mashkull ashtu siç un e pelqej”, shtoi ajo.
Albulena tregoi gjithashtu se ajo i ka takuar prinderit e Mevlanit, ndersa ai akoma prinderit e saj dhe se puthja e pare eshte shkembyer ne Tirane.