Mevlan Shaba përfshihet në aksidentin e rëndë rrugor! (VIDEO)

Mevlan Shaba ka pësuar një aksident të rëndë automobilistik.

Ish konkurrenti i “Për’puthen” ka ndarë me ndjekësit në Instagram pamjet nga makina e tij e shkatërruar.

Mevlani ka bërë me dije se fatmirësisht gëzon shëndet të plotë dhe nuk ka pësuar asgjë, si dhe u bëri thirrje ndjekësve për të qenë të kujdesshëm në rrugë.

“!!JU LUTEM Udhetoni me kujdes, shpejtësia dhe pakujdesia mund tju kushtojë jeten!! Shyqyr zotit jam mir”- shkruan Mevlani në videon e postuar.