Ditën e hënë, në prag të nisjes së vitit të ri akademik, hyn në fuqi urdhri për paraqitjen e certifikatës së vaksinimit nga personeli arsimor në të gjitha shkollat e vendit.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu iu ka bërë apel të gjithë arsimtarëve që ende nuk janë vaksinuar, studentëve e pedagogëve, të paraqiten në qendrën më të afërt të vaksinimit për të kryer vaksinën ndaj COVID19.
Alternativa e mungesës së certifikatës së vaksinimit do të jetë testi i përjavshëm dhe mësim online për studentët e pavaksinuar.
Kur nuk dihet ende, sesi do të zhvillohet mësimi, universitetet janë duke shqyrtuar mundësitë e zhvillimit të mësimit, online apo në auditor, ose alternimin e të dyjave.
Universiteti i Mjekësisë, i pari që vendos, ka bërë më dije që këtë vit të ri akademik studentët do të rikthen në auditor.
Rektorati i UMT-së zhvilloi sot një mbledhje dhe bëhet me dije se në varësi të situatës epidemiologjike në vend mund të rishikohen edhe mënyra alternative për zhvillimin e mësimit. Nuk dihet ende, nëse edhe universitetet e tjera, do të ndjekin këtë rrugë apo jo, megjithatë studentët janë në pritje.