Moderatorja e “Për’puthen”, Bora Zemani, ka publikuar një mesazh, që nuk është kuptuar edhe aq, se çfarë ka dashur të thotë, dhe për më tepër, kujt i është drejtuar.
Ajo është shfaqur në foton që ka bërë publike në Instagram, me një trëndafil në dorë.
“Mos harro të duash veten!”, ka thënë Bora, çka do të thotë se nuk pret që ta duan ata që nuk duan së pari veten e tyre.
Bora Zemani kohët e fundit u infektua nga Covid-19, por fatmirësisht e kaloi atë pa shumë probleme.